E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
"O zot shyqyr", Rama inaguron rrugën e re të Fierit
Gjatë vizitës së sotme në Fier, kryeministri Edi Rama ka inauguruar edhe rrugën e re Fier-Vlorë, e cila shkurton distancën me 35 minuta kohë.

I shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, drejtoresha e ARRSH-së Sonila Qato, kreu i Bashkisë Fier Armando Subashi dhe deputetë të zonës, Rama ka përshkruar disa metra të rrugës së re, ndërsa nuk kanë munguar edhe humori e batutat gjatë lëvizjes së kryeministrit.

Balluku: 35 minuta më pak na duhen për të shkuar në Vlorë.

Rama: 35 minuta më pak edhe 5 vjet dru kokës, dru, të shara, mallkime uf!

Balluku: Policia rrugore ka marrë të gjitha masat për të siguruar gjithçka.

Rama: Një kontratë e çmendur, një kompani e çmendur, një histori e çmendur, një çmenduri çdo sezon edhe të gjitha kokës. Rama ik! Oboboboo…
Tani jemi përpara. O Zot shyqyr, ishte një turp i madh ajo histori. Shqipëria turistike që lloste aty tek ajo gropa si filxhan, pupuuu.
Ndërsa video shoqërohet edhe me një koment të Ramës.
“Më në fund historia e pafundme e ngërçit të rrugës së Fierit gjatë sezonit turistik, merr fund me hapjen e njërës anë të bypass-it, duke e lehtësuar shumë ndjeshëm qarkullimin drejt jugut dhe anasjelltas🙏 (Të paktën për këtë s’do më shani më gjatë verës! Shyqyr😀)”, shkruan Rama.
Shtuar më 27/06/2019, ora 20:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori