"O të shpërlaftë motja", Rama i kthehet keq qytetares në Facebook
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama ka replikuar ashpër me komentuesit të cilët nuk kanë kursyer akuzat e kritikat në lidhje me zhvillimet e fundit në Kuvend.

Me tone të ashpra e ironizuese, Rama ka zgjedhur komentet më negative për t'u replikuar.

Komentet më pikante

Komentuesit: Po ikim drejt kaosit o bish, si ben derman me asigjo ktij vendit.

Ka shku thika ne palc dhe se mulon dot as me propagand tv as me propagand portalesh.

Vrasje perdit, grabitje, vjedhje ikje ne mas te popullit. Perfundimin vetem zoti e di, ama do jet keq e me keq se jo ti po asnjeri sben hajer per kte vend

Rama: Mos u shqeteso Ariel, sepse vrasjet jane shume me pak se c’kane qene dhe mos u merr shume me portale e me tv, ndersa sa per ikjen ne mase, shqiptaret kane ikur e kane ardhur, ikin e vijne dhe do ikin e do vijne, sepse lavdi Zotit jetojme ne nje vend te lire e nuk jemi me ne kohen e bunkerit ku rrinim te tere pa levizur brenda mureve!

Komentuesit: Ah juve doni litarin që të gjithë, pa përjashtim. Vetëm talleni me popullin!!

S'keni faj ju, por kemi faj ne që ju lem juve të bëni si të doni me be (popullin) kshu do bësh shtet ti lol Albanian state is a total joke

Rama: Lini, litarin mbaje per te kercyer se te shkarkon helmet e trupit qe te ndikojne direkt trurin dhe pastaj truri te punon si skapamento qe nxjerr tym te zi nga goja

Komentuesi: Tallu tallu kur te mban populli. O te shperlafte mortja.

Rama:Ah e shkreta Espanjola, ngushellimet e mia per gjithe ate zift qe paske ne fyt

Komentuesi: E keni ber bordello ate lesh parlamenti

Rama: Fluard, parlamenti tani po kthehet ne binaret e rregullave te shkruara nga te gjitha palet, po ti mos e lesho veten keshtu me kete gjuhe se s’eshte mire per ty jo per mua. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2017, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori