O ma mos u mërzit! Mesazhi i vëllait të Alketa Vejsiut pasi e lanë në burg

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë "arrest" me burg gjatë paradites së sotme për Endrit Vejsiun, i cili u kap me katër mina me telekomandë në makinën e tij një ditë më parë.

Endrit Vejsiu është vëllai i prezantueses Alketa Vejsiu.

Teksa ka dalë nga ambientet e gjykatës së Lezhës, me pranga në duar e i shoqëruar nga forca të shumta policie, Vejsiu ka thënë vetëm pak fjalë, të cilat ia ka dedikuar të ëmës.

Ai dëgjohet të thotë: O ma, mos u mërzit".

Gruaja e priste jashtë ambienteve të gjykatës, ndërsa më tej, Endritin e futën në furgonin e policisë për ta shoqëruar në ambientet e paraburgimit.
Shtuar më 02/10/2018, ora 14:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori