"O Hoxhë më ke ndërprerë 27 herë", Arber Hajdari përplaset me Elvis Naçin
I bashkon misioni, fushatat e bamirësisë, por duket se Arber Hajdari dhe Elvis Naçi kanë edhe difergjenca mes tyre. Teksa diskutonin për idenë e shtëpive ekologjike, mbrëmjen e djeshme në “Opinion”, Hajdari dhe Naçi shfaqën qendrime krejt të ndryshme. Por, ajo që e nervozoi më shumë Arbër Hajdarin ishte fakti se iu ndërpre fjala gjatë emisionit në mënyrë të përsëritur. “O Hoxhë më ler të flas, më ke ndërprerë 27 herë”, iu drejtuar Hajdari, Elvis Naçit dhe shtoi “Edhe pse jam më i riu, kam volumin më të madh të punës… sa keni bërë të gjithë ju bashkë”.

Arbër Hajdari: Së pari që kemi ardhur tek ide, kemi vrarë mendjen shumë dhe i gjithë ky panel këtu duhet të respektojë, sepse jam më i vogli në këtë panel dhe më jepet fjala më pak nga të gjithë. Edhe pse kam volumin më të madh të punës ca keni bërë të gjithë ju këtu bashkë, punë konkrete jo llafe.

Blendi Fevziu: Këtu fjala merret Arbër

Arbër Hajdari: Tani, së dyti ne nuk kemi propozuar një zgjidhje afatshkurtër, ne kemi propozuar një zgjedhje afatgjatë, kjo është një zgjidhje që njerëzit kështu po jetojnë sot në të gjithë botën e zhvilluar. Nuk është një zgjidhje për shembull siç është emergjent rasti i kontenierit, që mund ta përdorësh provizorisht. Ti i ke parë vetë në pjesën më të madhe të perëndimit, banesat janë të ndërtuara në këtë formë. Pra nuk është vetëm çështje lekësh, është edhe çështje cilësie që unë i kam parë nga afër këto.

Blendi Fevziu: Po të bëj prap pyetjen cinike të qytetarit, që po pse është kaq e lirë shtëpia? Sepse qytetarët mendojnë se shtëpia shkon paralel me cilësinë.

Arbër Hajdari: Shtëpia është me e lirë për shkak se prodhohet nga roboti, e prodhon fabrika në robot, nuk është tullë, llaç, veje mbi njëra-tjetrën që rrit kostot. Janë makineri të cilat e prodhojnë pjesë-pjesë, është gjithçka kompjuterike dhe kjo ul koston.

Blendi Fevziu: Dhe jeton afatgjatë?

Arbër Hajdari: Po 45 vjet ta jep fabrika me garanci.

Elvis Naçi: Blendi…

Elvis Naçi-Arbër Hajdarit: Thashë se mbarove…

Arbër Hajdari: Është hera e 27 që më ndërpret, më lër ta mbaroj.

Arbër Hajdari: Po si tani kur flet hoxha ne e kemi që nuk flasim ne të tjerët. /tvklan
Shtuar më 11/12/2019, ora 15:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori