"O byrazer, hap ndonjë vend pune", Rama: Më jep numrin...
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një vizitë njëditore në Paris dhe ndërmjet një postimi në Facebook e ka bërë të ditur këtë fakt për ndjekësit.

Por edhe pse gjendej në Paris, Rama ka gjetur kohë për t’iu përgjigjur komentuesve.

Ata i kujtojnë Ramës se vendi dhe shqiptarët nuk kanë nevojë për vizitat e tij, por duan punë.

Replikat në Facebook

Qytetari: Ej ti ik e hajde kur t dush po me atë çmimin e nafts si do ja besh do e ulesh pak dhe ato taksat e larta. Ndonje vend pune do hapesh, ndonjë rritje rrogë për punonjsit privat ka apo vetem për administraten. Kto gjera ju interesojn shqiptarve e jo vizitat e tua.

Rama: Loni MaiMadhiitmdhajve cmimi i naftes ne Shqiperi ka brenda edhe taksen e automjetit, prandaj eshte me i larte se ne disa vende te rajonit qe taksen e marrin vec!

Sa per vendet e punes ka plot mjafton te duash te punosh e te dish ndonje zanat po ashtu, nese e i ke keto te dyja me jep numrin te te tregoj ku i gjen. Dhe e fundit, nuk i rrit shteti rrogat e punetoreve tek privati o Loni ma i madhi i t’mdhajve

Qytetarja: Shife ket popull o Byrazer ndihmo hap vende Pune

Rama: Kiara, vende pune ka nese do te punosh dhe di ndonje zanat! Po i pate keto te dyja ma dergo numrin dhe t’i tregoj une ku jane./albeu.com/

Shtuar më 28/03/2017, ora 14:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori