"O bir i nënës së vet", nëna gjen të pajetë foshnjën 3 muajshe
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur gjatë natës së djeshme në një familje në kryeqytet. Ai që tregon ngjarjen është fqinji i familjes. Sipas personit, i cili ka preferuar të ngelë anonim, një foshnjë ka ndërruar jetë në banesën e tij.

Ndërsa nuk bëhen me dije shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, qytetari tregon se gjatë gjtihë natës kanë dëgjuar ulërima dhe të bërtitura të disa grave. Fillimisht nuk e kanë kuptuar për çfarë bëhet fjalë, deri sa ka zbardur mëngjesi.

Ai shprehet për JOQ se afër agimit ka dëgjuar zërin e gjyshes duke ulërit. Gruaja dëgjohet të ketë qenë duke vajtur nipin, teksa ulëriste “O bir i nënës s'vet”.

Sipas qytetarit, kjo është vdekja e tretë e një foshnjeje brenda shumë pak ditësh në vendin tonë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së foshnjes së fundit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Teki Selenica” në Tiranë.

Qytetari shkruan për JOQ:

Mirëmëngjes JOQ! Mëngjesin e sotshëm jemi zgjuar nga ulërimat dhe të qarat e një zonje. Një tjetër foshnjë 3 muajshe ndërroi jetë. Çfarë po ndodh kështu? Foshnja e tretë që po dëgjojmë. Qeveria realisht duhet të marrë masa mos të ndodhin më. Foshnja ka vdekur në Tiranë, në rrugën Teki Selenica. Gjithë natën kemi dëgjuar zhurma po nuk e kemi kuptuar. Në mëngjes gjyshja po thoshte “Bir i nënës vet”. Kur kemi shkuar, mësuam se ishte vetëm 3 muajsh”.
Ndërkaq, ABC Neës, në një kronikë të realizuar ditën e djeshme raportoi për një situatë shumë të rënduar në urgjencnë e Pediatrisë në QSUT. Një nënë me foshnjen një muajshe e gjysmë nuk kishte arritur t'i jepte ndihmën e duhur bebes së saj, pasi askush nuk e merrte përsipër, duke qenë se nuk ka shtretër dhe vende për të akomoduar të vegjlit.

Shtuar më 26/01/2020, ora 11:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori