"O babi na gjuajtën": Xhaxhai rrëfen telefonatën e fundit të Andi Malokut
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja i mori jetën një personi të pafajshëm, shoferit Andi Maloku.

Maloku, punonte për një rrogë minimale vetëm 300 mijë lekë të vjetra në muaj dhe ishte pikërisht kjo punë që u bë shkak për tu larguar nga jeta.

Për humbjen e Malokut, ka folur xhaxhai i të ndjerit, Bashkim Maloku ka folur për gazetën Shekulli. Ai rrëfen se shumë nga spekulimet që thuhen nuk janë të vërteta.

Ndër të tjera rrëfen se djali ishte vetëm 23 vjeç dhe ka punuar më parë si kamarier dhe jo si polic në Krujë.

Ai shton se i nipi që mbeti viktimë e ngjarjes, nuk ka patur njohje me Ndojan, por thjesht punonte për të.

Maloku rrëfeu:

Andi punonte si kamarier dhe më pas mori një lokal me qira. Më pas e pa që nuk e përballonte dot se nuk i paguante qiranë dhe e mbylli. Ishte pa punë, pasi e mbylli lokalin dhe ishte në kërkim të punës”.
Ndër të tjera, Bashkim Maloku ka rrëfyer edhe telefonatën e fundit të nipit të tij me të atin.

Ai e kishte marrë atë në telefon:

Andi kishte folur me të atin në telefon dhe i kishte thënë: O babi, na gjuajtën, jam plagosur”.
Xhaxhai shprehet i zhgënjyer edhe me policinë, e cila nuk i la fillimisht të shihnin Andin, pasi kishin blinduar spitalin. Ndërkohë që një ditë më pas nuk kishte asnjë polic në spital. Ai thotë se policia duhej të dilte me deklaratë për shkrimet në media se Andi ka qenë pjesë e policisë.

Xhaxhai i Malokut, shtoi:

Policia nuk ngriti postblloqe, por u morën me familjarët, që ishin te spitali për t’i shoqëruar. Me drejtësinë jemi të pakënaqur, dhe nga qeveria jemi të pakënaqur, sidomos ne që kemi kontribuar për këtë qeveri.”


Shtuar më 13/11/2019, ora 11:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori