NYT: "Kosova së shpejti e lirë, por jo edhe nga mbikëqyrja"
Pëlqej
Albeu.com
Kosova do të lirohet nga Serbia, por jo edhe nga mbikëqyrja ndërkombëtare, thuhet në titullin e një shkrimi të sotëm në të përditshmen The New York Times, ndërsa tutje theksohet se Kosova gjatë muajve të ardhshëm do të fitojë pavarësinë.

Mirëpo, nënvizon më tej gazeta amerikane, kjo nuk do të jetë edhe fund i marrjes së perëndimit me Kosovën sepse përgjegjësia e bashkësisë ndërkombëtare do të vazhdojë të jetë më e madhe se sa është menduar. Ky mision i ri ndërkombëtar i udhëhequr nga evropianët, do të ndihmohet edhe nga amerikanët të cilët pritet të japin ndihmesën e tyre në krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës, thotë gazeta. Dhe ky rol i arbitërit ndërkombëtar do të jetë sidomos i pranishëm në raportet midis shqiptarëve dhe pakicës serbe...  

{nl}

Artikulli më tej flet për dokumentin e marrëveshjes të negociatorit Ahtisari që deri tani është mbajtur sekret por që pritet shpejt t’u jepet palëve negociatore e më pas edhe Këshillit të Sigurimit. Dhe, meqenëse nuk ka një pajtueshmëri të plotë në organin ekzekutiv të Kombeve të Bashkuara, sepse Rusia kundërshton pavarësinë, nuk pritet që rezoluta e re në New York do t’i njoh Kosovës një shtetësi të plotë, thuhet më tej. “Këshilli i Sigurimit do të zyrtarizojë mandatin e misionit të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe do t’u bëj thirrje shteteve që individualisht të njohin pavarësinë e Kosovës,” citon gazeta një zyrtar evropian. Kosova nuk do të ketë automatikisht vendin në Asamblenë e Përgjithshme dhe për ta arritur këtë asaj i duhet vota e dy të tretave të vendeve anëtare. Për udhëheqësin e misionit evropian thuhet se do të ketë titullin ‘përfaqësues civil ndërkombëtar’, ai do të ketë më pak pushtet dhe roli i tij kryesor do të jetë zbatimi i marrëveshjes paqësore, sidomos në mbrojtjen e pakicave. Ai do të mund të shkarkojë pushtetarët e Kosovës si dhe të anulojë ato ligje që janë në kundërshtim me marrëveshjen paqësore, thekson ndër të tjera në një shkrim që radhitë ecurinë e zhvillimeve drejtë shtetësisë së Kosovës e përditshmja më e madhe amerikane, gazeta The New York Times. rtk

Shtuar më 02/11/2006, ora 12:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori