Nxorrën thasë me euro nga shtëpia? Si u realizua vjedhja e banesës së Gjiknurit
Detaje të reja dalin nga vjedhja e shtëpisë së ministrit Damian Gjiknuri.

Gazeta Rilindja Demokratike, organi zyrtar i Partisë Demokratike shkruan sot se hajdutët kanë hyrë nga dritarja e tualetit të shtëpisë së ministrit në Tiranë, pranë Fakultetit të Drejtësisë.

Pasi kanë hyrë aty ata i janë drejtuar vendit ku mbaheshin paratë duke nxjerrë prej aty thasë me euro sipas gazetës.

Deri më tani nuk ka njoftim zyrtar nga policia për të konfirmuar apo mohuar këtë pretendim, megjthatë gazeta shkruan se ngjarja është fshehur. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2017, ora 11:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori