Nxorrën defiçit marketin ku punonin, dy lushnjarët përfundojnë në polici
Dy vajza të reja janë ndaluar nga policia e Fierit, pasi iu zbulua vjedhja që bënin.

Në pranga ka rënë Sonila Gjoshi, 24 vjeçe dhe Eriselda Manati, 28 vjeçe, të dyja banueseLushnje kjo pasi vidhnin shumë lekësh në marketin ku punonin.

Njoftimi i policisë

Vjedhin shuma të konsiderueshme lekësh më shumë se një herë në hipermarketin ku punojnë duke shpërdoruar detyrën, ndalohen nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetaset:

1.Sonila Gjoshi, 24 vjeçe, banueseLushnje.
2.Eriselda Manati, 28 vjeçe, banueseLushnje.

Ndalimi i këtyre shtetaseve u bë pasi duke punuar si shitëse në rrjetin e Hipermarketeve dhe konkretisht në Hipermarketin nr.2 në lagjen "Skënder Libohova" Lushnje, në periudha të ndryshme dhe më shumë se një herë kanë vjedhur shuma të konsiderueshme lekësh në kasë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Vjedhje duke shpërdoruar detyrën". /albeu.com/

Shtuar më 09/06/2018, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori