Nxënësit shqiptarë, ndër të fundit në njohuritë bazike shkollore
Pëlqej
Nxënësit shqiptarë janë renditur ndër të fundit për sa i përket njohurive të tyre në lëndët bazike, si matematikë, gjuhë-letërsi dhe shkenca ekzakte.

Raporti i PISA-s për vitin 2016 e gjen Shqipërinë poshtë në renditje, madje më poshtë se vende si Moldavia. Shqipëria ka lënë pas Turqinë, Kosovën dhe Brazilin.

Megjithatë, shihet që ka një koeficient të ulët sa i përket njohurive të nxënësve në shkrim dhe këndim. Koeficienti është 405 kur mesatarja duhet të ishte 493. Ky koeficient është paksa më i lartë në shkencat ekzakte. Përkeqësim njeh Kosova, e cila është te tre vendet e fundit për të tria kategoritë./Albeu.com/
Shtuar më 06/12/2016, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori