Vogëlushi 12-vjeçar mbledh më shumë se 200 mijë paund për ukrainasit e prekur nga lufta

Një djalë 12-vjeçar, i cili gdhendi një tas druri për të mbledhur para për ukrainasit e prekur nga lufta, ka mbledhur më shumë se 200,000 paund. Sipas Sky news, Gabriel Clark, nga Cumbria, u bë viral muajin e kaluar pasi babai i tij Richard bëri thirrje në mediat sociale që njerëzit të ndiqnin llogarinë e Instagramit të të birit ku ai postonte punime druri.

Brenda pak ditësh, llogaria e Gabriel në Instagram, e cila shpërndante foto të krijimeve të bëra me dorë, u bë nga gjashtë ndjekës në 225,000. Vogëlushi së shpejti vendosi të krijonte një tas të veçantë për Ukrainën në një përpjekje për të mbledhur fonde për të prekurit nga lufta.

Tashmë kanë arritur të mbledhin rreth 215,822 paund dhe do të përfundojë sot kur një fitues do të zgjidhet rastësisht për të fituar tasin prej druri të punuar nga Gabrieli.

“Si do të përfundojë kjo varet nga ju. Është historia juaj. Sigurisht që ne të gjithë mund të përkëdhelim pas shpine për një punë të bërë mirë. Save the Children tashmë janë jashtëzakonisht mirënjohës për ndryshimin e vërtetë që do të bëjnë këto para”-shkruajti ai në Instagram.


Shtuar 18.04.2022 10:21