Ancelotti zgjedh formacionin më të mirë me lojtarët që ka stërvitur, nuk bën pjesë Ronaldo

Ancelotti, një trajner me karrierë mjaft të pasur, që ka udhëhequr skuadra në Serie A, Premierligë e La Liga, është pyetur për formacionin ideal.

Kushti i këtij formacioni ishte të përbëhej vetëm nga lojtarët që Ancelotti ka drejtuar.

Befasia më e madhe rreth zgjedhjeve të trajnerit të Everton ishte lënia jashtë e Cristiano Ronaldo, me të cilin punonte te Real Madrid.

Më poshtë ju sjellim 11-ën ideale të Carlo Ancelotti, ku nuk zë vend Cristiano Ronaldo.

Buffon; Cafu, Thiago Silva, Terry, Maldini; Lampard, Pirlo, Zidane; Kaka; Shevchenko, Ibrahimovic.


Shtuar 5.07.2020 12:53