Bisedimet me United, Ronaldo tani fokusohet tek Atletico

Cristiano Ronaldo u kthye në Manchester të martën për të biseduar me klubin për të ardhmen e tij edhe pse i vendosur për t’u larguar me destinacionin të ardhshëm, Atletico Madrid.

CR7 dhe agjenti i tij, Jorge Mendes tashm ia kanë bërë të qartë të gjithë niveleve të klubit anglez dëshirën për t’u larguar nga “Old Trafford”.

Opsioni i tij preferuar duket se është Atletico Madrid, për ta vendosur veten e tij nën urdhërat e Cholo Simeone.

Portuguzi duke treguar profesionalizim ka nisur të stërvitet rregullisht tanimë me Manchester United deri sa të zgjidhet e ardhmja e tij.

Duket se Ronaldo është duke pritur lëvizjet që duhet të bëjë Atletico në merkato për të larguar Griezmann dhe Morata, që do t’i linin vend CR7./albeu.com