Nxiti protestat e dhunshme! Dhoma e Përfaqësuesve shkarkon Donald Trump
Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan votoi mbrëmjen e sotme për ngritjen zyrtarisht të akuzave për shkarkimin e Presidentit Donald Trump.

Të paktën 217 anëtarë kanë votuar për të shkarkuar Trump, mes të cilëve janë edhe nëntë republikanë. Rezoluta e fajësimit akuzon Trump me një artikull të vetëm, “nxitje të protestës”, për rolin e tij në trazirat vdekjeprurëse në Capitol gjatë javës së kaluar.

Kjo është hera e parë në historinë amerikane që ndaj një presidenti ngrihen dy herë akuza për shkarkim gjatë mandatit të tij.
Shtuar më 13/01/2021, ora 22:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori