Nxirret trupi i i pajetë i të riut kosovar nga deti, u fut për të shpëtuar shokun
Policia ka njoftuar se personi i cili u u fut per t’u lare ne Shengjin, ne plazhin e njohur si “Rana e hedhur”, eshte nxjerre i pajete nga deti.

Sipas policisë ai është shtetas kosovare ku se bashku me shokun e tij ishin futur ne det, por shtetasi me inicialet E.A. 27 vjeç, nuk ka mundur te dale.

“Shëngjin Informacion paraprak

Me datë 09.09.2017, është marrë njoftim nga një shtetas, banues në Kosovë, se së bashku me shokun e tij është futur në det tek “Rana e Hedhun ” për tu larë dhe shoku i tij nuk ka mundur të dalë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet policore të patrulles së përgjithshme dhe të policisë kufitare ku në bashkëpunim me rojen bregdetare, u bë i mundur konstatimi dhe nxjerrja nga uji e trupit të pajetë të shtetasit të identifikuar si E.A. 27 vjeç, banues në Kosovë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes” thuhet ne njoftimin e policise. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2017, ora 17:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori