Nxirret nga uji trupi i pajetë i 40-vjeçarit nga Fieri, deputeti falenderon polumbarët (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Polombarët dhe policia kanë nxjerr pas 6 orësh trupin e pa jetë të 40 vjeçarit Hajredin Xhelo i cili gjeti vdekjen mesditën e sotme në ujërat e rezervuarit teksa po provonte të kalonte mbi sipërfaqjen e tij të ngrirë.

Xhelo baba i 2 fëmijëve ka qenë me një shokun e tij duke ruajtur delet. Ai i kish thënë shokut që do provonte të kalonte mbi sipërfaqen e ngrirë të rezervuarit.

Sapo ka ecur 3 metra nga bregu akulli është thyer dhe 40 vjeçari ka rënë ne ujërat e ftohta të rezervuarit duke gjetur kështu edhe vdekjen.

Ndërkohë, deputeti Ervin Koçi me anë të një postimi në llogarinë e tij personale në Facebook ka ngushëlluar familjen për humjen dhe në të njetën kohë ka shprehur mirënjohjen për polumbarët që punuan në kushte tejet ekstreme duke qenë se i gjithë liqeni ishte i ngrirë. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2017, ora 19:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Protestuesi i Zharrezes ka nje mesazh per te gjithe politikanet

Protestuesi i Zharrezes ka nje mesazh per te gjithe politikanet