Nxirret i gjallë nga rrënojat Klajdi Qato, djali i pronarit të hotelit që u rrafshua (VIDEO)
Një histori fatlume është ajo e Klajdi Qatos i cili është nxjerrë në orët e para të mëngjesit të sotëm nga rrënojat e Hotel Palmës në Durrës. 25-vjeçari qendroi për rreth 20 orë nën rrënoja, por qe në kontakt me ekipet e shpëtimit për orëtë tëra me radhë, derisa arriti të dilte me sukses prej aty.

I riu ka qëndruar përreth 20 orë nën rrënoja në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Nxjerrja e tij është pritur me lot gëzimi nga familjarët. I riu është fshehur nën krevat gjatë këtyre orëve, ndërsa më herët nga rrënojat e hotelit kishte dalë e gjallë gjyshja e tij, ndërsa gjyshi kishte ndërruar jetë, pak pasi u shpëtua nga ekipet e shpëtimit.
Shtuar më 27/11/2019, ora 08:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori