Nxirren trupat, nënë e bir u gjetën të kapur dorë për dore nën rrënoja në Durrës
Tërmeti në
Durrës po merr përmasa të mëdha tragjike, ndërkohë zyrtarisht deri tani rezulton të ketë marrë 27 jetë të pafajshme.
Pak minuta më parë Forcat Rumune kanë arritur tashmë të lokalizojnë trupat e tre personave që ishin nën
rrënoja në pallatin gjashtë katësh në lagjen nr.18 në
Durrës.
Burime për albeu.com bëjnë me dije se nën
rrënoja janë gjetur një grua dhe një i ri, të cilët janë nënë e bir.
Mësohet se forcat që po kryejnë operacionin i kanë gjetur viktimat, nënë e bir të kapur për dore nën
rrënoja.
Gjithashtu mësohet se nën
rrënoja gjendet edhe nëna e piktores Diena Karanxha, e cila ndërroi jetë në spital pasi u nxjerr nga gërmadhat e ndërtesës. /albeu.com/
Shtuar më 27/11/2019,
ora 14:29