Nxirren trupat e tre minatorëve kinezë nga miniera e Bulqizës
Pas 6 ditë operacioni kërkim-shpëtimi, janë nxjerrë sot nga miniera e Bulqizës trupat e pajetë të tre minatorëve kinezë.

Ditën e shtunë tre minatorët u bllokuan në nivelin e 21 të minierës për shkak të një shpërthimi të fuqishëm gazi.

Pas aksidentit të shpërthimit të gazit në minierë, ku mbetën të plagosur edhe tre minatorë kinezë, pala kineze dhe ajo shqiptare kanë pasur një bashkëpunim të ngushtë gjatë këtij operacioni, i cili vazhdoi pa ndërprerje duke krijuar kushtet e përshtatshme në nëntokë për grupin e kërkim-shpëtimit dhe stafet inxhinieriko-teknike dypalëshe.

Grupi i i punës së qeverisë shqiptare i kryesuar nga zv./ministri i Energjisë, Gëzim Musebelliu dhe grupi i punës i ambasadës kineze kanë qëndruar në vendngjarje duke ndihmuar në drejtimin dhe koordinimin e operacionit./albeu.com/

Shtuar më 10/02/2017, ora 12:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori