Nxirren trupat e 2 të mbyturve
Pas disa orë kërkimesh, trupat e dy të rinjve, të mbytur në lumin Ishëm të Durrësit u gjetën dhe u nxorën nga polumbarët. Lajmi u konfirmua nga grupi operacional, i cili nisi kërkimet në orët e para të ditës. Sipas policisë trupat e dy të ndjerëve janë gjetur pranë njeri-tjetrit. Dy të rinjtë Ervis Salia 24 vjeç dhe Eston Sinameti 21 vjeç janë mbytur mesditën e djeshme rreth 40 km në veri të Durrësit.

Dyshohet se Salia- Sinameti kanë qënë duke mbledhur kanaçe kur kanë rrëshqitur në lumë dhe janë mbytur pikërisht në vendin ku derdhen një pjesë e mirë e mbeturinave të zonës.Ndërkaq policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012, ora 17:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori