Nxirren të gjalla pas 24 orësh nëna dhe vajza dy vjeçare, fjalët e ndjera për shpëtim (FOTO LAJM)

Një vajzë 2 vjeçare dhe nëna e saj janë nxjerrë të gjalla nga rrënojat e tërmetit që shkundi Turqinë.

Të përqafuara së bashku, nënë e bijë kanë qëndruar poshtë rrënojavë 24 orë.

Personeli i kërkim shpëtimit tha: “Ne jemi këtu, po vijmë. Do të shpëtojmë. Mirë, po vijmë, a na shihni ne? Mirë, do të vijmë. A jeni me fëmijën? Pastaj gruaja flet: “Shpejt. Unë nuk mund të qëndroj akoma këtu. Ejani për hir të Allahut. Unë shoh dritën. Ju lutem, shpejt”, u përgjigj ajo.

Ndërkohë operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesës, e cila u shkatërrua në lagjen Mustafa Pasha, pas tërmetit me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter, në rrethin Sivrice të Elazig.


Shtuar më 26/01/2020, ora 08:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori