Fromacionet zyrtare, Liverpool-Chelsea: Djemtë e Potter kërkojnë të prishin “përvjetorin” e Klopp në përballjen e gjigandëve

Përballja e sotme, përballë Chelsea është tepër e veçantë për tekniku Jurgen Klopp, i cili kremton ndeshjen e tij të 1000-të, si trajneri i një klubi profesionist. Nga ana tjetër kjo ndeshje do të vërë përballë njëra-tjetrës, ekipet e vendeve të 9-të dhe 10-të, ku secila ka nga 28 pikë, por Liverpooli renditet përpara “bluve” për shkak të diferencës së golave.

Në këtë përballje, tekniku Jurgen Klopp ka vendosur t’i rreshtojë të tijët me formacionin, 4-3-3, ku në portë si zakonisht është braziliani Alisson. Në mbrojtje Milner, Konate, Gomez e Robertson. Mesfusha me 3 përbëhet nga Keita, Bajcetic dhe Thiago, ndërsa “tridenti” i sulmit është mbushur nga Elliott, Salah dhe Gakpo.

Nga ana tjetër, Graham Potter do t’i bëjë ballë furisë së “të kuqve” me formacionin, 4-2-3-1 ku në portë nuk ka si të mungojë spanjolli Kepa. Cucurella, Badiashile, Silva dhe Chalobah mbushin mbrojtjen, me Jorginho dhe Gallagher që vendosen para tyre në suport të mbrojtjes. Ndërkaq, në pjesën ofensive Hall, Mount dhe Ziyech do të jenë në ndihmë të gjermanit Kai Havertz, i cili ndodhet në majën e sulmit të “bluve”. /albeu.com