Bie lehtë numri i të infektuarve me Covid-19 në vend, bilanci i 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 604 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri dhe 3 humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 1505 pacientë ndërsa numri i rasteve aktive është 10,636.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2962 testime, 604 qytetarë të infektuar, 3 humbje jete dhe 1505 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 604 qytetarë, në këto bashki:

222 në Tiranë, 33 në Berat, 30 në Sarandë, 27 në Fier, 26 në Durrës, 25 në Lushnje, 24 në Vlorë, 23 në Gjirokastër, 21 në Shkodër, 12 në Elbasan, 11 në Krujë, 10 në Kuçovë, 9 në Kamëz, 8 në Mallakastër, nga 7 qytetarë në Peqin, Vorë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Poliçan, nga 5 qytetarë në Dropull, Delvinë, Divjakë, Kavajë, Kurbin, Korçë, nga 4 qytetarë në Mirditë, Mat, Tepelenë, Pogradec, Devoll, Gramsh, nga 3 qytetarë në Prrenjas, Dimal, Shijak, Lezhë, Malësi e Madhe, nga 2 qytetarë në Kukës, Roskovec, Libohovë, Përmet, Memaliaj, Maliq, Skrapar, nga 1 qytetar në Finiq, Konispol, Himarë, Bulqizë, Dibër, Tropojë, Has, Pukë.

Janë 10,636 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 124 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 65 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 71- 76 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 1505 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 252,982 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore          604

Të shëruar në 24 orë       1505

Të shtruar në spitale       124

Humbje jete në 24 orë    3

Testime ditore                 2962

Testime totale                1,704,867

Raste pozitive                 267,020

Raste të shëruara             252,982

Raste Aktive                    10,636

Humbje jete                     3,402

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3651

Fier                 1414

Shkodër          1014

Vlorë               916

Gjirokastër      801

Elbasan           750

Berat                684

Lezhë               453

Korçë               362

Durrës              290

Kukës               233

Dibër                6

/albeu.com/


Shtuar 10.02.2022 17:05