Nxenesit uzurpojne godinen e shkolles se Mjekesisene Shkup
Albeu.com
262 nxënës të cilën gjatë gjithë verës protestuan për t'u regjistruar në shkollën e mesme të Mjekësisë Pançe Karagjozov sot bashkë me prindërit e tyre uzurpuan këtë shkollë, pasi drejtoria ka pranuar dokumentet për regjistrim të 20 kandidatëve të tjerë që janë jashtë këtij numri.Prindërit akuzojnë Ministrinë dhe Qeverinë se kështu kanë shkelur premtimet e dhëna që këta nxënës të pranohen në Mjekësi duke hapur edhe 3 paralele në gjimnazin “Zef Lush Marku”. Të irrituar nga ky veprim, prindërit thonë se nuk do të dalin nga shkolla deri sa nuk vijnë përfaqësues të ministrisë për të zgjidhur problemin. Sipas tyre, pranimi i dokumente të këtyre nxënësve është i padrejtë sepse ata regjistrohen në kurriz të 262 nxënësve të cilët më muaj të tërë kanë protestuar.
"Neve protesto, neve prit zgjidhje të mërkurën a del mbrapa shpinës; thika në shpinë edhe për atë kemi vendos që prindërit dhe nxënësit të ngelin në këtë objekt", thotë Enver Miftari, kryetar i Këshillit të prindërve.
Por nga Ministria e Arsimit thonë se nuk mund të mohojnë të drejtën askujt që deri në fund të muajit të konkurrojë në këtë shkollë pasi kjo garantohet me ligj.
Andaj edhe zëvendësministrja Lindita Qazimi u bën apel nxënësve protestues që të aplikojnë. Madje ajo thotë se gjithkush që do të konkurrojë do të konsiderohet i pranuar pasi pas afatit të dytë më nuk vlejnë testimet kualifikuese.
"Të gjithë nxënësit të aplikojnë t'i dorëzojnë dokumentet dhe të mbushen pesë paralele në mjekësi dhe nxënësit tjerë të shpërndahen në gjimnazin "Zef Lush Marku" dhe nëse janë të interesuar edhe në "Marija Kiri", sqaron Lindita Qazimi,zëvendësinistre e Arsimit.
Nga ministria thonë se thirrjet për të aplikuar janë bërë edhe më herët. Por, kjo u hodh poshtë si e pavërtetë nga prindërit. Sipas Këshillit të prindërve, asnjëherë nuk është thënë se në afatin e dytë do të mund të konkurrojnë nxënës të tjerë, krahas 262 nxënësve që kanë qenë të refuzuar në afatin e parë të regjistrimit.
"Këshillit të prindërve kur kemi qenë 5 vetë edhe në ministri edhe në Qeveri na u tha që mos të aplikohet derisa nuk bëhet akreditimi dhe neve nuk e bëmë atë. Tash na del se kinse ata s’na paskan thënë që është shumë jo serioze", akuzon Enver Miftari, kryetar i Këshillit të prindërve.
Të mërkurën Këshilli i qytetit të Shkupit do të vendos për akreditimin e tri paraleleve të Mjekësisë në gjimnazin Zef Lush Marku. Se a do të aplikonin një pjesë e këtyre nxënësve në gjimnaz nëse qyteti i Shkupit jep pëlqimin; nga këshilli i prindërve thonë se do të vendosin në mënyrë plotësuese. (alsat-m)
Shtuar më 25/08/2009, ora 00:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori