Nxënësit shqiptarë hapën një pus për nxënësit afrikan (VIDEO)
Mungesa e ujit të pishëm është njëri ndër problemet kryesore për popullatën afrikane.

Nisur nga ky fakt, nxënësit e Kolegjeve Turke në Shqipëri në bashkëpunim me institucionin “Time To Help”, kontribuan në hapjen e një pusi me ujë të pijshëm në oborrin e shkollës shtetërore me 2 mijë nxënës “Benaco Primary School”, në qytetin Dar es Salaam në Tanzani.

Nga pusi i hapur, nxënësit e kësaj shkolle dhe shumë banorë të tjerë të lagjes do të përballojnë nevojat e tyre për ujë të pishëm, transmeton Albeu.com.

Ceremonia e inagurimit u krye nga përfaqësuesit e Tanzanisë, Drejtori i Shkollës “Benaco Primary School”, përfaqësues të kolegjeve Turke në Shqipëri, autoritete te institucionit “Time To Help” si dhe finalistët në finalen e IFLC ( Fesivalit Ndërkombëtar të Gjuhës dhe Kulturës).

Gjatë ceremonisë së inagurimit na terhoqën vemendjen vallet vendase dhe përshendetja për Shqipëtaret me brohoritje “Shqipëria” dhe shenja me dy duart te shqiponjës dy krenare.

Shtuar më 06/06/2016, ora 00:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori