Maturantët e një
shkolle private në Durrës kanë dalë të gjithë ngelës në
provimin e maturës shtetërore. Në shkollën që ironikisht mban emrin “Talenti”, të 284
maturantet e kësaj
shkolle, disa të ditës dhe pjesa tjetër me korrespodencë, nuk kane arritur të kalojnë në
provimin e matematikës.
Të shokuar nga ky rezultat me 100% mbetës, krerë të Ministrisë së Arsimit deklarojnë rishikimin e licencave të shkollave
private dhe veçanërisht atyre me korrespodencë. /albeu.com/
Shtuar më 30/06/2014,
ora 10:04