E rëndë në Kuçovë, në pranga 46-vjeçari që kryente veprime të turpshme me një 10-vjeçare

Policia e Kuçovës ka arrestuar një 46-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur 10 vjeçe. Bëhet e ditur se në pranga është vënë T. H., 46 vjeç, banues në Kuçovë.

Njoftimi i policisë:

Kuçovë

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. H., 46 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur 10 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Veprime të turpshme”.