Nusja plas "bombën": Helmova vjehrrën se vjehrri më ngacmonte seksualisht…
Ngjarja e rëndë që ndodhi para 3 ditësh në Durrës ku nusja 19-vjeçare helmoi vjehrrën po merr përmasa edhe më tragjike.

Vetëm para 3 ditësh në Durrës një nuse vetëm 19 vjeçare helmoi vjehrrën e saj. Pas hetimeve të policisë kjo ngjarje e rëndë po merr përmasa tragjike.

E reja nga Dibra ka deklaruar në Sektorin e Krimeve të Rënda në Policinë e Durrësit, se kishte tentuar të helmonte vjehrrën duke i hedhur helm insektesh në kos, pasi sipas saj vjehrri e ngacmonte.

“Që kur burri im Donaldi iku në Greqi, vjehrri im nisi të më ngacmonte seksualisht. Nga ana tjetër vjehrra as nuk nuk kuptonte asgjë. Kam qenë në ankth gjatë gjithë kohës dhe bëra atë që bëra”, -është shprehur 19-vjeçarja para inspektorëve të policisë.

Të ndodhur në këtë situatë, policia ka kërkuar që të mblidhen më shumë prova në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, që duket se ka hapur edhe hetime të reja, ndërsa akuzat tani janë shtuar nga të dyja palët. /albeu.com/





Shtuar më 05/07/2017, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori