Nusja i vrau nënën, burri i vret të vëllanë
Nusja i vrau nënën, burri hakmerret ndaj të vëllait të nuses. Uran Skuka, 46 vjeç ka ekzekutuar 36 vjeçarin Basir Nikolli afër shtëpisë në Luzni të Dibrës.

Duket se shkak i këtij krimi ka qenë hakamarrja, pasi 67-vjeçarja Naime Skuka, nëna e autorit të krimit Uran Skuka është vrarë nga gruaja e këtij të fundit me vaj të nxehtë në vesh. Skuka është vetëdorëzuar dje pas mesnate në komisariatin e policisë me një automatik, që dyshohet se është arma me të cilën ai kreu vrasjen. Uran Skuka është vëllai i madh i familjes Skuka. Edhe dy vëllezërit e tjerë të tij, Edmond dhe Bashkim Skuka janë shoqëruar në polici. /albeu.com/

Shtuar më 12/02/2014, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori