Nusja e akuzoi për abuzim seksual, vjehrri: Justifikim, ka lidhje me një burrë…
Vazhdojnë hetimet për ngjarjen e rëndë në Durrës ku një nuse 19-vjeçare i hodhi në gotën e kosit vjehrrës helm për ta helmuar.

Pas arrestimit të nuses Elda Tanushi, ajo në polici ka deklaruar se është ngacmuar seksualisht nga vjehrri dhe se është keqtrajtuar nga vjehrri e vjehrra.

Por vjehrri i saj ka hedhur poshte akuzat duke deklaruar se të gjitha janë akuza për të fshehur lidhjen jashtëmartesore që ajo kishte me një burrë të martuar.

“Unë kam tre djem. Nuk kam asnjë vajzë. Dhe Eldën e kam parë e trajtuar gjithmonë sikur ta kisha vajzën time. Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që ta shoh me sy tjetër, jo më ta ngacmoj seksualisht siç pretendon ajo.

Ne e donim si vajzën tonë, ajo deshi të më helmonte gruan”, -shprehet vjehrri i 19-vjeçares.

Eduart Stafa këmbëngul që nusja kishte një lidhje jashtëmartesore me një burrë të martuar, i cili ishte me origjinë nga fshati i saj i lindjes, në Dibër. Madje, sipas tij edhe këtë veprim e ka bërë për arsye se ne e kishim zbuluar dhe kishte frikë mos i tregonim djalit.

Më tej, ai tregon se si ishte martuar djali i tij me 19- vjeçaren, një martesë me mblesëri dhe pa dëshirën e vajzës.

Dy të rinjtë ishin martuar 6 muaj më parë, ndërsa pak kohë pas martesës djali i tij, Doland Stafa kishte shkuar në Greqi për të punuar, i bindur nga babai i nuses.

Vjehrri i 19-vjeçares këmbëngul që ajo kishte një të dashur, madje për të komunikuar me të ka përdorur celularin e tij, pasi ajo vetë nuk kishte telefon.

“Telefonin tim e ka Policia në dorë. Aty janë të gjitha mesazhet që ajo ka shkëmbyer me të dashurin”, -shprehet ai. /albeu.com/

Shtuar më 05/07/2017, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori