Nurja padit Ramën për shkarkimin nga INSTAT
Ines Nurja, ish-drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT hedh në gjyq Kryeministrin Edi Rama pas shkarkimit nga puna disa ditë më parë. Ish-numri një i Institutit të Statistikave depozitoi dje një padi civile në Gjykatën e Tiranës, ku palë e paditur është Këshilli i Ministrave dhe Kryeministri i vendit, Edi Rama.

Padia në fjalë mban numrin 18949 dhe pritet të shqyrtohet nga gjyqtari Asim Vokshi. /albeu.com/



Shtuar më 01/11/2013, ora 11:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori