Kreu i PD Basha akuzoi ditën e djeshme qeverinë për fshehjen e numrit real të vdekjeve në Infektiv, mjeku i njohur Infeksionist Pëllumb
Pipero ka folur lidhur në lidhje me çështjen.
“Deklarata e doktoreshë Najadës nuk lë vend për të aluduar për gjëra të tjera. Sapo e tha aty janë kartelat mund të hetohen. Kartela përmban gjithçka që lidhet me historikun e sëmundjes së pacienteve, sëmundjeve
bashkëshoqëruese, trajtimet në spitale dhe shkakun e humbjes së jetës. Çdo kartelë e mikrostafit tonë plotësohet me përgjegjësi për gjithçka që lidhet me sëmundjet aktuale dhe
bashkëshoqëruese”, tha
Pipero.
“Ku mund të ketë një keqkuptim? Ka raste për pacientë që për shumë arsye klinikisht shkon në
Covid. Nga ana laboratorike shkon si
Covid, por është bërë
tamponi dhe kanë dalë negativ. Prandaj themi bëhen 3-4 tampona. Unë profesori, unë
Pipero s’kam të drejtë t’i them
Covid asnjë rasti që s’është konfirmuar nga
tamponi. Kjo është bashkëdakordësimi mbarëbotëror sa i takon konfirmimit të diagnozës. Nëse ka diskordancë kjo vlen për t’u diskutuar. Ne vdekjet nuk i fshehim dot. Në të gjitha rastet thuhet: Pacienti erdhi me ‘supect
Covid’. Nëse nuk ka ardhur me tampon diagnoza shkruhet gjendje virale, etj. Vjen
tamponi shënohet
Covid. Kur vjen puna për të shkaktuar shkakun e vdekjes është arresti kardiak apo respirator”, vijoi mjeku infeksionist.
Shtuar më 20/11/2020,
ora 14:19