Numri i infektimeve shkoi 1164, si u skuq sot harta
Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirur 21 persona, duke e çuar në 1164 numrin total të të infektuarve.

Rastet e reja janë si vijon: 14 në Tiranë, 3 në Krujë dhe nga një rast në Durrës, Shkodër, Kamëz dhe Mallakastër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 157
Durrës 20
Krujë 20
Kamëz 11
Shkodër 10
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1

Shtuar më 02/06/2020, ora 10:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori