Lefter Koka i merr mandatin PS-së në Durrës
Në qarkun e Durrësit janë hapur dhe numëruar 64 kutitë e para. Nga rezultatet e para mësohet se PS kryeson me 54, 10% e ndjekur nga PD nën 28.39% të votave.

LSI i ka rrëmbyer dy mandate PS-së në Durrës dhe ministri i Metës Lefter Koka dhe Nora Malaj futen në Kuvend.

Listën e PS-së e kryeson ministrja Eglantina Gjermeni dhe përballë saj është ministri i LSI-së, Lefter Koka, ndërsa PD ka të parin në listë Oerd Bylykbashin.

PS është rritur nga 2009 kur ka marrë 5 mandate në 2013 kur mori 6 mandate.

Nga ana e saj PD ka rënë nga 7 mandate në 2009 në 5 katër vjet më vonë.

Kandidatët e LSI

1. Lefter Koka

Kandidatët e PS

1. Eglantina Gjermeni
2. Milva Ekonomi
3. Fidel Ylli
4. Ilir Ndraxhi
5. Rolant Xhelilaj
6. Jurgis Çyrbja
7. Rrahman Rraja
8. Klodiana Spahiu
9. Altin Telo Kaziaj

Kandidatët e PD

1. Oerd Bylykbashi
2. Fatbardha Kadiu
3. Edi Paloka
4. Florjon Mima /albeu.com/

Shtuar më 26/06/2017, ora 11:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori