Numerimi i Fierit, PS ne avantazh ne te treja kutite
Albeu.com
Në kutitë që i përket KZAZ-së 18, nr.3006 , Partia Socialiste ka 301 vota, Partia Demokratike 226 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 22. Në kutinë me numër 3017, PS ka marrë 124 vota, PD 94 dhe LSI-ja 17.Në kutinë e tretë nga 392 vota të vlefshme, PD ka marrë 88 vota , LSI 14 vota dhe PS ka marrë 234 vota. Pasi janë numëruar këto kuti, ngelen për t’u numëruar edhe 4 të tjera.


Per te numeruar 8 kutite, KQZ ka ngritur dy grupe ndihmese me punonjes te administrates, nderkohe qe anetaret e KQZ-se dhe vezhguesit e partive, mund te afrohen dhe te kqyrin fletet ne cdo moment. Fillimisht kqyren kutite e materialeve zgjedhore dhe me pas numerohen fizikisht kutite e fleteve te votimit.

Nga rezultati i ketyre kutive do te varet nese Partia Socialiste do ta marre apo jo mandatin e 9-te ne Fier, duke ia zbritur mandatet Partise Demokratike nga 7 ne 6.
Shtuar më 12/07/2009, ora 21:36
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori