Numër i pasaktë i viktimave të COVID-19? Drejtori i Mjekësisë Ligjore: Prokuroria të hetojë!
Pas denoncimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se numri i viktimave të raportuara nga autoritetet nuk ishte i vërtetë ka reaguar drejtori i mjekësisë
ligjore, Bledi Xhemali.
Xhemali u shfaq i gatshëm të bashkëpunojë me Prokurorinë nëse kjo e fundit do të nisë hetimet, por ka sqaruar se morgu i
Institutit të mjekësisë
ligjore ka varësi të dyfishtë.
Ai ka treguar se morgu
Institutit të mjekësisë
ligjore varet nga QSUT dhe Ministria e Drejtësisë dhe të gjitha
rastet e COVID-19 menaxhohen nga QSUT.
Xhemali: Morgu i
Institutit të mjekësisë
ligjore ka varësi të dyfishtë.
Nga QSUT dhe Ministria e Drejtësisë. Pra të gjithë
rastet e COVID menaxhohen nga QSUT, nuk kanë lidhje fare me
rastet mjekoligjore, që bëjmë ne si ekspertë mjekoligjorë.
Për këtë duhet t’i drejtoheni QSUT. Ne e bëjmë një sqarim të plotë, të vijë edhe Prokuroria të hetojë.
Shtuar më 19/11/2020,
ora 23:20