Milani ndalet në barazim ndaj Salernitana (VIDEO)

Milani nuk ka arritur dot të fitojë dhe të shkëputet ndaj Interit.

“Djajtë” shënuan të parët në minutën e pestë me anë të Messias.

Më pas, në minutën e 29-të ishte Bonazzoli me një gol fantastik i cili barazoi rezultatin dhe e mbylli kështu pjesën e parë.

Në pjesën e dytë ishin vendasit të cilët kaluan në avantazh në minutën e 72-të me një gol me kokë nga Djuric.

Festa nuk zgjati shumë pasi Rebic barazoi rezultatin në minutën e 77-të.

Kështu Milan mori vetëm një pikë nga kjo sfidë delikate dhe intensive./ h.ll/albeu.com


Shtuar 19.02.2022 22:42