Nuk vonon përgjigjia e Bashës për letrën e Ramës
Edi Rama i ka bërë një letër publike sot kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Rama i kërkon Bashës që të ulen në tryezen e dialogut. Pas letres se Rames pritet edhe përgjigja e Bashes.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha do te jete ne Durres ne oren 18.45, në një takim me mbështetësit e PD dhe qytetarët.

Pikërisht gjatë këtij takimi pritet që lideri demokrat Basha t’i japë përgjigje edhe letrës publike që Kryeministri Edi Rama i nisi atij pak minuta më parë.

Basha ka rinisur një tur tjetër takimesh me qytetarët në rrethe të ndryshme të vendit të cilat pritet të kulmojnë në protestën e madhe të së shtunës në Tiranë.
Shtuar më 22/05/2019, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori