Nuk ua mban xhepi të blini maska çdo ditë? Mësoni si t'i bëni vetë në shtëpi
Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë disa udhëzime, për krijimin e një maske në shtëpi.

Përmes disa fotove në faqen e saj, Ministria e Shëndetësisë tregon katër hapat që duhet të ndiqni, për të krijuar maskën pa asnjë kosto.

Maskat ose barrierat mbrojtëse prej tekstili, do bëhen të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Ky është komunikimi më i fundit bërë nga ministrja Ogerta Manastirliu.

Në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se shkelësit do të gjobiten me 2 mijë lekë të reja.

Statusi i plotë:

#VendosniMaskën

👉Barrierat mbrojtëse mund të bëhen vetë në shtëpi dhe pa asnjë kosto!
📌Ndiqni hapat se si të krijoni një maskë me shami në shtëpi:
▪️Pasi keni marrë një shami duhet ta palosni atë në gjysmë;
▪️Sërisht paloset pjesa e sipërme deri tek gjysma dhe pjesa e poshtme;
▪️Vendosen rripat e llastikut ose për me lehtë llastikat e flokëve në largësi 6 cm nga njëra- tjetra;
▪️Palosen të dyja anët dhe qepeni me gjilpërë;⬇️

😷Pasi e keni larë me ujë të nxehtë dhe detergjent, mund ta përdorni maskën në çdo ambient të mbyllur, me qëllim mbrojtjen nga infektimi me #COVID19.
#RespektoRregullat
#RuaniShëndetin
Shtuar më 15/07/2020, ora 19:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori