Tahiri reagon ndaj dënimi: Ndiqni LIVE konferencën
Detaji i tmerrshëm nga videoja e dhunimit të turistëve spanjollë
Ndërkohë që vëmendja është fokusuar tek tmerri i përjetuar nga turistët spanjollë pasi u sulmuan fizikisht nga pronari i restorant "Panorma" në Porto Palermo, një detaj tjetër është ndoshta edhe më i frikshëm.

Dhe ai ka të bëjë me forcat e rendit dhe gatishmërinë për të ndërhyrë në situata të tilla, kur njerëzve iu rrezikohet jeta.

Fill pas sulmit, shoqësuesit shqiptar të turistëve morën policinë në telefon duke i thënë: Po na vrasin, po na ndjekin nga mbrapa dhe po na vrasin!

Një njoftim i tillë duhet të bënte që policia të nisej urgjentisht në vendin e ngjarjes, por siç duket në fund të videos, furgoni i policisë e ka marrë me shumë nge dhe ecën ngadalë sikur të jetë duke patrulluar.

Ndoshta ky është elementi më i frikshëm i gjithë kësaj ngjarjeje turpëruese për turizmin shqiptar, e cila fatmirësisht dhe jo për shkak të policisë, përfundoi pa viktima. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2019, ora 17:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori