Porti i Durrësit, Berisha: Rama vendos maskën për të fshehur vjedhjet

 

Ish-kryeministri Sali Berisha u rikthye serish këtë mbrëmje në Kuvend për të diskutuar në lidhje me projektin e Portit të Durrësit.

Berisha e krahasoi këtë projekt me aferën e inceneratorëve, ndërsa theksoi se Rama ka përdorur procedurë ne përshpejtuar ashtu si hajduti kur tenton të humbë gjumët.

Sali Berisha: Kisha, teqja e parafolësit është kazinoja. Ai do mashtrojë për dy kazinote që do ndërtohen në Tiranë. Projekti i plackitjes së pronës që është porti i durrësit si pasuri publike. Të dashur qytetarë, këtu ka shumë emra kompanish dhe procedurash, unë do e sjell në vëmendjen tuaj. Djegësit me Marina Bay janë të kundërta por në praktikë janë si një pikë uji e ndarë në dysh. Njëlloj si në rastin e djegësve, bëhet procedurë e përshpejtuar. Hajduti mendon se nëpërmjet shpejtësisë do largojë gjurmët. Të dyja shkelin çdo ligj dhe çdo kushtetutë. Të dyja, zhvillohen pa garë, me sipërmarrës të paracaktuar, të dyja zhvillohen me financime ofshore. A i shifni ju këto ngjashmëri, njëlloj si me djegësit.

4 herë ndryshon emrin sipërmarrja për të cilën do votoni sot. Janë maska që Rama vendos për të fshehur vjedhjen që bën. Porti i Durrësit është një akt armiqësor ndaj shqiptarëve se zhduk portin më të leverdisshëm që ata kanë pasur.