Ish-Prokurori i Përgjithshëm,
Adriatik Llalla është nën
hetim për pastrim parash.
Gjithashtu është konfirmuar se për Llallën është hapur një
hetim zyrtar dhe se këto hetime po bëhen me asistencën e partnerëve ndërkombëtarë.
Para pak
kohësh ish-kryeprokurori është shpallur "non-grata" nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tani pas nisjes së hetimeve mësohet se është kërkuar nga amerikanët që të ndihmojnë me faktet e tyre prokurorinë shqiptare për çështjen e hetimit të pasurisë së
Adriatik Llallës, shkruan Shqiptarja.
Adriatik Llalla para pak
kohësh u largua me dëshirën e tij nga sistemi i drejtësisë, duke përdorur si justifikim arsye personale, por kjo u interpretua si një strategjia nga
ish-kryeprokurori për t’iu shmangur Vettingut. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2018,
ora 11:06