Për një
borxh, një 33 vjeçari i kanë zënë pritë në Vorë dhe e kanë bërë për spital. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe i riu është
dhunuar nga
katër persona në rrugën Tiranë-Vorë.
Shtetasi me inicialet K.H., 33 vjeç, banues në Tiranë, po kthehej në shtëpi kur
katër persona të paidentifikuar i kanë zënë prite dhe kanë nisur ta rrahin.
Mësohet se njëri prej tyre i ka vënë pistoletën në kokë dhe e ka goditur me qytën e saj. I riu ka rënë pa ndjenja nga dhuna dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak. Ndërkohë,
katër të rinjtë janë larguar me një automjet nga vendngjarja, shkruan “Panorama”. Policia po punon për kapjen e autorëve, ndërsa pritet edhe dëshmia e të riut. Dyshohet se ai ka patur disa para
borxh dhe është
dhunuar nga huadhënësit. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2017,
ora 17:48