Nga ngacmimi seksual i adoleshentes te dhuna në famije, 7 të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona në 24 orët e fundit për vepra të ndryshme penale.

M.H është vënë në pranga pas denoncimit se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare. Ndërkohë që një 42-vjeçar është arrestuar në babrru pasi ka dhunuar gruan dhe fëmijën e tij të mitur.

Ndërsa 5 persona të tjerë janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, aksident rrugor, si dhe drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin M. H., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 15 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. K., 42 vjeç, banues në Babrru, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ndaj djalit të tyre të mitur.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– M. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

– A. G., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Filip Jani”, duke drejtuar automjetin, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. M., 22 vjeç. Si pasojë drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– E. S., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. Gj., 39 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë është dëmtuar një i mitur 17 vjeç, pasagjer në motomjet, dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;

– B. H., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet kamion, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;

– M. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar 10.09.2023 10:22