Nuk po gjen "flutura" tek asnjë kandidat, Fjorela tregon hapur ku qëndron problemi (FOTO LAJM(

Fjorela, një prej vajzave të emisionit televiziv ‘Për’Puthen’ është komentuar shpesh për qetësinë e saj, por në anën tjetër ka shfaqur dhe një "mosinteres" ndaj asaj çka ndodh në studio.

Kjo gjë është evidentuar nga publiku, i cili e ka shprehur gjerësisht në rrjete sociale, madje një gjë të tillë kanë kuptuar dhe konkurrentët.

Ana tha se Fjorela ka qenë shumë më ndryshe në studio por edhe në prapaskenë kur ata mblidhen të gjithë bashkë. Fjorela e shpjegoi këtë “ndrydhje” si konfuzitet, duke shtuar se ende nuk është e qartë se çfarë dëshiron të bëjë.

Ajo tha se ka nevojë të qëndrojë pushim me takimet, për të kuptuar se çfarë dëshiron të bëjë me veten, duke mos lënduar më tej djemtë. Bora Zemani e respektoi këtë vendim të Fjorelës, por përkohësisht, pasi ajo deri të premten duhet të ketë menduar emrin e djalit që do të dalë në takim.

“Nuk e di, as vetë nuk di se si ta shpjegoj këtë konfuzitet. Kam nevojë të qëndroj pak e qetë, për të parë se çfarë dua të bëj, e kush është më mirë për mua. Në këtë mënyrë nuk do të lëndoj as djemtë”, tha Fjorela.
Shtuar më 28/10/2020, ora 16:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori