Rama nuk përjashtohet, Byroja e Kuvendit rrëzon kërkesën e PD-së
Byroja e Kuvendit ka rrëzuar kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Demokratike për përjashtimin e Kryeministrit, Edi Rama nga Parlamenti.

Duke diskutuar kërkesën e drejtuar nga PD, anëtarët e Byrosë kanë vendosur me 5 vota kundër dhe 2 pro për rrëzimin e kërkesës për përjashtimin e Ramës me 10 ditë.

Ndërkohë, pas mbledhjes, deputeti i PD-së Edmond Spaho, i cili është dhe zv.kryetari i Kvuendit, u shpreh me ironi se nuk pritej që deputetët e socialistë të Byrosë të votonin pro kërkesës.

Kërkesa e PD-së për përjashtimin e Ramës u bë lidhur me fjalorin fyes të përdorur nga Kryeministri në drejtim të deputetëve të opozitës në seancën e fundit parlamentare./Albeu.com/
Shtuar më 14/06/2016, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori