Makina del nga rruga në Kapshticë, humb jetën 31-vjeçari (VIDEO)

Një makinë ka dalë nga rruga pasditen e sotme në Kapshticë ku si pasojë dyshohet të ketë ndërruar jetë drejtuesi i makinës si dhe i plagosur të jetë pasagjeri i tij.

Burime bëjnë me dije se një makinë ka dalë nga rruga në afërsi të kthesës së Gosës.

Nga aksidenti ka humbur jetën një person. Bëjnë me dije se viktima është Arjan Shtika 31-vjeç nga fshati Hoçisht i Devollit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.07.2022, rreth orës 16:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, në afërsi të fshatit Kapshticë, Devoll, shtetasi A. Sh., rreth 31 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi A. Sh. dhe është dëmtuar pasagjeri shtetasi A. B., i cili ndodhet në Spitalin e Bilishtit jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit./albeu.com

 


Shtuar 1.07.2022 17:21