Nuk ndalen dështimet e Pacollit, kur do të reagojë Haradinaj?
Nga Ervin Shkulaku

Një ditë para votimit në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është shprehur i bindur se Kosova do ta fitojë betejën me Serbinë.

E megjithatë ato kanë qenë vetëm fjalë të mira pasi Kosova sot dështoi që të anëtarësohet në Interpol duke dhënë një sinjal të qartë për dobësinë e politikës së jashtme kosovare që po drejtohet nga Pacolli.

Që kur u emërua ministër i jashtëm, Behgjet Pacolli, Kosova nuk ka pasur ndonjë sukses të madh por shumë dështime.

Ndërsa, Pacolli hedh edhe fotografi në Facebook të takimit me homologun serb Ivica Dacic, ky e fundit po e ve me shpatulla pas murit "Bacën" pasanik.

Gjatë kësaj kohe që Pacolli është ministër i jashtëm, sipas Serbisë shumë shtete kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ndër ta ishte edhe Surinami i cili po sot ka votuar kundër Kosovës në Interpol.

Gjithashtu Kosova ende nuk është pjesë e UNESKO-s dhe u tërhoq vitin e kaluar nga kërkesa për anëtarësim.

Prandaj, Ramush Haradinaj duhet të reagojë dhe të marrë masa ndaj ministrisë së jashtme dhe fundja pse jo ta shkarkojë Behgjet Pacollin. Normalisht në një shtet demokratik duhej një dorëheqje morale por kjo nuk pritet të ndodhë në Kosovë./albeu.com/

Shtuar më 20/11/2018, ora 10:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori