Nuk mund te kete asnje zgjidhje tjeter per Kosoven, pervec pavaresise
Albeu.com
Ky eshte vullneti i popullit dhe lidershipi nuk do te pranoje asnje opsion tjeter. Keshtu shprehen perfaqesuesit e forcave kryesore politike te vendit, Lidhja Demokratike, Partia Demokratike dhe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves.Sipas tyre, pavaresia eshte kompromisi, pasi faktori politik nuk ka dale me kerkesa maksimale, sic eshte bashkimi me Shqiperine. Kete qendrim ka shprehur dite me pare edhe presidenti Ibrahim Rugova, me rastin e shpalljes se emrave te delegacionit te Kosoves per bisedimet mbi statusin. "Beogradi mund te interesohet vetem per poziten e pakices serbe ne Kosove", deklaruan zyrtare te ketyre partive.

Edhe pas deklaratave te nensekretarit amerikan te shtetit per ceshtje politike, Nikolas Berns, dhe kryesuesit te radhes se OSBE-se, ministrit te Jashtem slloven, Dimitri Rupel, se statusi duhet te jete rezultat i kompromisit te treja keto parti perseriten qendrimin se pavaresia eshte kompromisi per statusin.
Shtuar më 15/10/2005, ora 21:18
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori